Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se zgjidhja që u arrit në lidhje me Ligjin për të huajt në Kosovë, është lehtësim për popullin serb.
"Edhe pse këtu nuk ka zgjidhje të lehta, interpretime të ndryshme dhe gjitçka tjetër, kjo për ta (serbët) ky është lehtësim. U arrit një model, unë nuk e di se a kanë folur për detajet teknike, unë nuk i di. Brenda shtatë deri dhjetë ditë do të shkojë dhe në vendkalime të bisedojmë me popullin tonë. Në Rashkë të flasë edhe me kalimtarë të rëndomtë, ta shohim si t’i ndihmojmë popullit tonë. Jam mirënjohës për mundin e evropianëve, të cilët deshën të shmangin katastrofë më të madhe dhe konfliktet në këtë moment ", tha Vuçiq, transmeton RTS.
"Dëshiroj t’i drejtohem popullit serb në Kosovë që t’i kumtoj se arritëm zgjidhje që do të mundësoj punë normale dhe pa pengesa dhe funksionim të institucioneve serbe shëndetësore dhe të arsimit në Kosovë. Për zgjidhje punuam me ditë dhe javë të tëra me BE-në dhe kësaj here dua të lavdëroj angazhimin e Sorensenit dhe BE-së për këtë çështje”, tha Petkoviq.
Qeveria e Kosovës është pajtuar t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe t’ua njohë letërnjoftimet pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumenteve kosovare në Ligjin për të huaj dhe atë për automjetet, që do të fillojnë të zbatohen plotësisht nga e diela.Ligjet do të hyjnë plotësisht në fuqi të dielën dhe kërkojnë që të gjithë ata që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj ose vetëm në bazë të autorizimit.
Pas vendimit të së shtunës, kjo nuk do të vlejë tani për tani për serbët e Kosovës pa dokumente kosovare, pasi ata kanë mundësi të marrin leje të përkohshme qëndrimi prej 12-muajsh si dhe të bartin si mjet identifikimi letërnjoftimet e lëshuara nga autoritetet serbe.