Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka nisur sot Rrjetin e parë Rajonal të Grave në Sipërmarrje në Ballkanin Perëndimor.
Një event të cilin e udhëhoqi Vjosa Berisha nga Kosova, u bë thirrje që gratë të bëhen bashkë për të arritur më shumë progres në të drejtat e tyre.Gratë në Ballkanin Perëndimor përfaqësojnë gjysmën e kapitalit njerëzor të rajonit, megjithatë një në dy gra është jashtë tregut të punës. 38% e grave të reja janë të papuna. Vetëm një në katër nga pronarët e bizneseve në Ballkanin Perëndimor janë gra. Vetëm një në nëntë menaxherët kryesorë të kompanive janë gra. Hendeku gjinor në pjesëmarrjen ekonomike mbetet shumë i lartë në Ballkan, duke qenë i dyti më i madh në mbarë botën. Fatkeqësisht, progresi i ngadaltë në mbylljen e këtij hendeku po e bën botën të dridhet, ndërsa llogaritet se do të duhen edhe 267 vjet për ta mbyllur atë, vlerëson FMN.
“Ne kemi nevojë për më shumë gra në tregun e punës për të nxitur rritjen dhe për të parandaluar fatkeqësitë. Çdo vit Ballkani Perëndimor humbet mesatarisht 18% të PBB-së për shkak të boshllëqeve gjinore në tregun e punës. Rajoni ka nevojë për gra sipërmarrëse, nëse duam të kemi 5% rritje të PBB-së në vit. Në tregjet në zhvillim, gratë riinvestojnë 90% të fitimeve të tyre në familjet dhe komunitetet e tyre – që do të thotë se investimi te gratë është një investim në të ardhmen tonë kolektive. Prandaj, mbyllja e boshllëqeve gjinore në sipërmarrje duhet të jetë një pjesë kyçe e çdo strategjie që synon tregun konkurrues dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike. Fuqizimi ekonomik i grave është kritik për ekonomitë tona. Aq më tepër në një kohë kur ekonomia globale po vuan nga një pandemi e paprecedentë dhe po hyn në një krizë të re për shkak të sfidave të përbashkëta me të cilat do të përballemi për shkak të luftës në Ukrainë”, përfundoi Bregu.
Gjatë kësaj konference, RCC ka shpallur sipërmarrëset e vitit nga Ballkani. Arta Shehu Zaimi, pronare e Labbox në Kosovë, është shpërblyer në kategorinë - Startup Woman Sipërmarrëse.
Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2021 nga Ballkani Perëndimor janë:
2. Aida Zubcevic, pronare e Faveda, Bosnje dhe Hercegovinë - Green Woman Sipërmarrëse
3. Valentina Taseva, pronare e Semos Education, Maqedonia e Veriut - Gruaja Kreative Sipërmarrëse
5. Pakize Pajazitaj, pronare biznesi artizanal, Mali i Zi - Gruaja Rome Sipërmarrëse
6. Arta Shehu Zaimi, pronare e Labbox, Kosovë * - Startup Woman Sipërmarrës
Panelistët në këtë ngjarje ishin edhe Marija Risteska, Drejtoreshë Rajonale e Rrjetit të Mbikëqyrjes së Buxhetit Gjinor; Sonila Abdalli, bashkëthemeluese e Destil Creative Hub; Amra Hasimbegovic, Drejtoreshë dhe pronare e agjencisë GMS Consulting; Zana Tabaku, CEO e Appdec; Arijana Mulic, bashkëthemeluese e restoranteve Ma Cherie dhe Navale; Vesna Miceva Todorovska, pronare dhe menaxhere e përgjithshme e Qendrës së Shërbimit të Kongresit; Svetlana ?opi? dhe Maja Nadeždi?, bashkëthemelues të Komleko.
Video e plotë nga lansimi: