Raya shkruan historinë te Arsenali: Nga ligat amatore te titulli kampion
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Raya shkruan historinë te Arsenali: Nga ligat amatore te titulli kampion
Projekti Ri (49)
20/05/2026 - 20:34
Linku u kopjua

Portieri spanjoll, David Raya, është një nga heronjtë kryesorë të titullit të Arsenalit.

Me 19 ndeshje pa pësuar gol në 37 paraqitje, ai barazoi rekordin historik të klubit që mbahej nga legjenda David Seaman.

Rrugëtimi i tij në Angli nisi nga baltat e ligave të ulëta te Southport, periudhë që e kaliti portierin:

"Mësova se asgjë nuk vjen falas... realizova se duhej t'i dilja zot vetes. Ishte një mësim i madh që m'i hapi sytë," u shpreh Raya.

Pas një dëmtimi horror në hundë në vitin 2018 dhe ndryshimit të stilit të lojës falë trajnerit Inaki Cana, Raya u shndërruar në liderin e padiskutueshëm të portës së "Gunners". Për sigurinë e tij, ish-mbrojtësi i Arsenalit, Nigel Winterburn, deklaroi për Flashscore:

"Saktësisht kjo është pika e fortë e Raya-s. Ai bën një pritje brilante në momentin kyç, atëherë kur nevojitet më së shumti – jo kur je duke udhëhequr 3-0."

Edhe pse sapo u shpall kampion i Premier League në moshën 30-vjeçare, Raya pritet ta ndjekë Botërorin e kësaj vere nga stoli, si zëvendësues i Unai Simon te Spanja.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026