Rau: Sulmi rus kundër Ukrainës përbën krim kundër njerëzimit
Lexohet për: 2 min.
BM5M2KMMNNIZ3FVHCOERV3V7QA-696x436
2 vite më parë
Linku u kopjua

Zbigniew Rau, ministri i jashtëm polak dhe aktualisht kryetar i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), e ka quajtur sulmin në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës një “krim kundër njerëzimit”.

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të enjten në mëngjes forcat e armatosura të vendit të tij të fillonin “një operacion special ushtarak” kundër Ukrainës, i cili rezultoi të ishte një sulm masiv nga ajri, toka dhe deti, një skenar të cilit Perëndimi ia kishte frikën dhe u përpoq ta shmangte për muaj të tërë por pa arritur një rezultat të suksesshëm.

“Pushtimi i gjithanshëm i paprovokuar rus kundër qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës përbën një shkelje thelbësore të Kartës së OKB-së dhe Aktit Final të Helsinkit”, tha Rau në një video të postuar në Twitter të enjten.

Kryetari i OSBE-së tha se ishte “e mjerueshme dhe e turpshme” që Rusia revokoi nenin 51 të Kartës së OKB-së “për të justifikuar këtë krim kundër njerëzimit.

“Ne e dënojmë, me fjalët më të forta të mundshme, këtë akt agresioni. Ne presim që pala ruse të respektojë detyrimet dhe angazhimet e saj ndërkombëtare”, shtoi Rau”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025