Rasti i Klan Kosovës, KPM dhe ARBK raportojnë në Komisionin për Administratë Publike
Lexohet për: 2 min.
komisioni-per-administrat-270723
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal sot raportuan Komisioni i Pavarur për Media dhe Agjencia për Regjistrim të Bizneseve. Në këtë mbledhje u diskutua për ndryshimin e pronësisë së Klan Kosovës dhe pezullimin e licencës së biznesit për këtë medium. Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ARBK-së deklaroi se ka anuluar vendimin e drejtoreshës së kaluar, ku thuhej se Klan Kosova ka parashtruar kërkesën për ndryshimin e të dhënave. Po ashtu, theksoi se ka vërejtur mungesë të dokumentacioneve për aplikim, për çka tha se ka iniciuar procedurë ndaj zyrtarëve për mungesë dokumentacionesh.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ARBK-së, Lebibe Haliti tregoi se nuk ka pasur kërkesë për shfuqizim të vendimit ndaj Klan Kosovës dhe për këtë ka anuluar vendimin e drejtoreshës së kaluar.

Më tej, ajo tha se ndryshimet e fundit teknike që janë tentuar të bëhen, janë ndaluar nga ana e saj.

Po ashtu, ajo theksoi se ka pasur mungesë të dokumentacioneve gjatë vitit 2008, kur tha se ka adresuar këto probleme.

Në anën tjetër, kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Jeton Mehmeti u shpreh se të dhënat që kanë në rastin e Klan Kosovës, ka pasur certifikatë valide dhe nënshtetësi të Kosovës për licencim.

Gjatë mbledhjes së këtij komisioni, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu tha se në këtë rast ka edhe elemente politike.

Anëtarja e Komisionit të Pavarur për Media, Luljeta Aliu theksoi se janë duke diskutuar që në të ardhmen mediat të kenë trajtim ndryshe kur lëshohet certifikata.

Ndërkaq, anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu tha se nuk ka nevojë të ketë memorandume bashkëpunimi mes KPM-së dhe ARBK-së, meqë do të krijohet një precedent i rrezikshëm./Sh.Pajaziti/

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/aliu-po-diskutojme-qe-ne-te-ardhmen-te-kete-kujdes-gjate-licencimit-te-mediumeve/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024