Rasti i 5-vjeçarit, këto janë detaje e fundit nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan
Lajme
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Rasti i 5-vjeçarit, këto janë detaje e fundit nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan
Shamolliii
18/03/2026 - 14:16
Linku u kopjua

Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, Makfirete Shamolli, ka deklaruar se punonjësit social kanë reaguar shpejt në rastin e 5-vjeçarit dhe tashmë fëmijët tjerë të kësaj familjeje janë në ambient të sigurt në strehimore.

“Reagimi i punonjësve social ka qenë në orët e kujdestarisë dhe ka qenë një reagim i shpejtë i vlerësimeve të rrezikut brenda orëve të natës gjatë intervenimit diku pas orës 01:00 e deri në orët e mëngjesit. Fëmijët janë në ambient të sigurt prej ambientit që ka paraqitur rrezik për ta. Është bërë kërkesa e gjykatës e cila ka nxjerrë një vendim; gjykata ka një afat të caktuar ligjor… normal në strehim institucional, i cili është i mandatuar qoftë në komunitet apo i tipit rezidencial”, tha ajo në një prononcim për media.

E pyetur se kur ishte vizita e fundit që punonjësit social ia kanë bërë familjes në fjalë, Shamolli, duke mos dhënë detaje, deklaroi se zyrtarët socialë e bëjnë plan shërbimi dhe vizita në familje dhe nëse ata vlerësojnë që duhet të zhvillohet vizita më e shpeshtë, e zhvillojnë atë.

Sa i përket gjendjes psikike të familjarëve, drejtoresha e QPS-së në Lipjan, Makfirete Shamolli, tha se janë ndërmarrë hapa paraprakisht.

“Këto procese janë të ndërlidhura me gjykatës dhe privimi i të drejtës prindërore bëhet në bashkëpunim me ekspertë të ndryshëm të cilët në kolegjiumin e tyre kanë edhe punëtorin social, por pjesa e punëtorit social mbetet me avokuar në interesa të familjes, si në rastin konkret e ka përdorur mandatin e vet brenda 72 orësh”, tha ajo.

Drejtoresha e QPS-së në Lipjan para mediave deklaroi se tashmë punonjësit social e kanë vizituar 5-vjeçarin që po merr trajtim shëndetësor në Klinikën e Pediatrisë, por nuk dha detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

“Janë zhvilluar vizitat prej momentit dhe vazhdimisht zhvillohen, dhe institucionet që janë duke u kujdesur”, tha ajo.

Ndërsa, e pyetur se a ndihet përgjegjëse për situatën, ajo tha se emocionalisht edhe ata janë të prekur.

“Emocionalisht edhe ne jemi të prekur, mirëpo pjesa e prekjes emocionale tonë nuk do të thotë që ne me stagnua dhe mos me zhvillua shërbime”, deklaroi Shamolli.

5-vjecari nga Lipjani për shkak të keqtrajtimit nga prindërit është duke u trajtuar në Kujdesin Intenziv Pediatrik, ndërsa tashmë me kërkesë të prokurorit, Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit për të dy prindërit.

Fëmija ka plagë të rënda në shputat e këmbëve dhe ndryshime të theksuara gangzenoze ndërsa, nga Klinika e Pediatrisë kanë deklaruar se fëmija dyshohet edhe për kequshqyerje.

Tashmë 6 fëmijë tjerë të kësaj familjeje janë marrë nën përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale e Lipjanit.

Rastin e ka dërguar edhe ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, i cili ka urdhëruar që Inspektorati për Shërbimet Sociale dhe Familjare të fillojë me urgjencë hetimin institucional lidhur me trajtimin e këtij rasti nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan, në mënyrë që të verifikohet nëse janë zbatuar të gjitha obligimet ligjore dhe procedurat për mbrojtjen e fëmijëve, dhe mundësive të parandalimit./ B.Ibishi /


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026