Rasti Dehari, ShKK largon nga puna dy zyrtarë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rasti Dehari, ShKK largon nga puna dy zyrtarë
96121649923513
22/02/2023 - 18:30
Linku u kopjua

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna Burim Buleshkaj, ish UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Sigurisë dhe Transport të të Burgosurve në SHKK dhe Destan Zogaj, Zyrtar Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se përfundimisht ka larguar nga puna, z. Burim Buleshkaj, ish UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK dhe z. Destan Zogaj, Zyrtar Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren.

Ndaj tyre ishte iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016.

Gjatë hetimit dhe rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë e tyre, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka konstatuar se lidhur me rastin në fjalë, B.B dhe D.Z janë përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore.

Andaj, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës  duke u bazuar në këto shkelje ka vendosë largimin e të dy nëpunësve civil nga puna”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026