Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka dënuar sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, derisa ka theksuar se të gjithë kriminelët duhet të sillen para drejtësisë.
Ai në vizitën e tij të parë në Kosovë, tha se të martën do të qëndrojë edhe në veriun e vendit, ku inkurajojë institucionet e Kosovës që të ndriçojnë rastin e sulmit terrorist të 29 nëntorit, ku u dëmtua infrastruktura kritike e vendit. Raportuesi për Kosovën në unionin evropian, u shpreh më i rezervuar për ecurinë e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, pasi tha se po pret të marrë pikëpamjet e të gjitha palëve të përfshira.
Terras në konferencën për media, njoftoi se është takuar me krerët institucional në Kosovë, si dhe po pret që ditëve në vijim të takohet edhe liderët opozitarë, përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, si dhe shoqërinë civile në Kosovë.
Kur u pyet për ngërçin në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ai tha se do të jep një qëndrim më objektiv pasi të takohet me të gjitha palët e përfshira.Më 29 nëntor ka ndodhur një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut.
Institucionet vendore e kualifikuan si sulm kriminal dhe terrorist që qëllim kishte dëmtimin e infrastrukturës kritike të Kosovës.