Raportohet për një kosovar të vdekur në Ulqin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Raportohet për një kosovar të vdekur në Ulqin
Foto Ilustruese
Raportohet se një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Plazhin e Vogël në Ulqin.
Sipas informacioneve një person i moshuar ka humbur jetën në bregdet. Pretendohet se ngjarja ndodhi si pasojë e, sipas tyre, mungesës së ndihmës së parë në kohë.
Gjithnjë sipas dëshmitarëve, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe policia e Malit të Zi, por ata pretendojnë se nuk ka pasur ndërhyrje.
“Pas rreth 30 minutash që i moshuari qëndroi në breg, erdhën zjarrfikësit, ia mbuluan kokën dhe e vendosën përballë hoteleve, aty ku kalojnë njerëzit. Trupi qëndroi aty për rreth një orë”, tha njëri nga dëshmitarët, shkruan portali në Klan Kosova.
Deri më tani nuk ka detaje zyrtare lidhur me këtë rast, ndërsa as mediat malazeze nuk kanë raportuar ende për ngjarjen.
KosovaPress ka dërguar pyetje edhe tek Policia e Kosovës për të mësuar më shumë rreth rrethanave të rastit, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.