Ramush Haradinaj nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorët e kombit
Lexohet për: 2 min.
319179047_1148629432436623_1007707941722728078_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ish-komandanti i Zonës Operative të Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i heroit Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij.

Haradinaj tha se 14 dhjetori, ishte ndër ditët më të dhimbshme të luftës çlirimtare.

“Në 24 -vjetorin e rënies së Heroit Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt, bëmë homazhe në nderim të veprës heroike të tyre. 

14 dhjetori, ishte ndër ditët më të dhimbshme të luftës çlirimtare. Teksa sot bëjmë nderim te varret e Mujës dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, ndjehemi krenarë që i kishim bashkëluftëtarë, ndjehemi krenarë sepse pikërisht në ditën e rënies së tyre, themeluam Ushtrinë e Kosovës.

Me këngën e tij, Mujë Krasniqi përçoi porosinë e të parëve tanë për Atdheun e lirë. Por me këngë edhe ju printe betejave e u jepte zemër, shpresë e besim për fitore luftëtarëve të lirisë.

Mujë Krasniqi, i këndoi lirisë, e në kërkim të saj bashkë me trimat ranë tek kufiri që nuk ekziston më. Vepra e tyre madhore na shërben si udhërrëfyes në punën tonë të përditshme në forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024