“Ramush Ahmetaj është organizator i mirë dhe i përkushtuar në punë”
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
473710292_122142367334432201_7928023969521734489_n
7 orë më parë
Linku u kopjua

Florie Ahmetaj, bashkëshortja e kandidatit për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, sot është bashkuar me profesoreshat e gjimnazit “Vëllëzërit Frashëri” për ta kërkuar votën për bashkëshortin e saj, Ramush Ahmetaj.

Ajo ka thënë se Ramushi është bashkëshort, baba, familjar e shok i mirë.

“Është organizator i mirë dhe i përkushtuar në punë. Secila parti politike gjatë fushatës dhe kandidatët e tyre, e kam vrejtë që i kanë qitë sloganet për një “jetë më të mirë” dhe “ne jemi më të mirët”, por më të mirët janë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidatët e AAK-së. Në këtë fushatë jam përkrah burrit tim Ramush Ahmetaj me dozën e fortë të besimit se ai do të arrij të fitoj bindshëm. E di që krahas sukseseve do të ketë edhe sfida të mëdha për të qenë në shërbim të nevojave të qytetarëve. Unë asnjëherë se kam parë burrin tim të dorëzohet para vështirësive, gjithmonë ka gjetë në jetë zgjedhjet e duhura. Ishte kënaqësi të jem në mesin e profesoreshave të nderuara të Gjimnazit “Vëllëzrit Frashëri”, me përvojë të madhe në arsim e në jetën e përditshme. Mirënjohëse edukatoreve të palodhshme të brezit të ri. Faleminderit pa fund për përkrahje”, ka shkruar ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025