“Ramë Lahaj International Opera Festival” po ngrit Prishtinën në nivel botëror
Lexohet për: 4 min.
362296341_238741375660975_3717431819530210336_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Festivali më i madh operistik në vend, “Ramë Lahaj International Opera Festival”, ka nisur edicionin e tretë me radhë. Festivali i cili mban emrin e tenorit të mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj, fal eksperiencës dhe namit të tij në komunitetin botëror të operës, sjellë para publikut shqiptar emra të mirënjohur të muzikës operistike si Alessandro Safina, Yulia Suleimanova dhe Massimo Cavalletti, duke vazhduar misionin e vet në pasurimin e jetës kulturore dhe promovimit të Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Tenori Ramë Lahaj në një konferencë për media, është shprehur se ideja e festivalit është për të promovuar çdogjë që ka të bëjë me kulturën, pasi theksoi se ka parë shumë vepra të bukura në Kosovë, por sipas tij, mundësia për t’u ekspozuar nuk është aq e madhe.

Lahaj tregoi se përmes këtij festivali janë ndihmuar studentët e këndimit të shkojnë në masterklasa dhe në audicione.

“Ajo që mua më gëzon shumë është që kjo lloj energjie, ky lloj obligimi im dhe pasion i imi për të prurë njerëzit e skenës ndërkombëtare në Kosovë, ndihet edhe prej kolegëve që vijnë këtu. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme sepse aktiviteti jonë nuk është vetëm për të bërë një show më shumë, fillojmë një rrugëtim të ri që është muzika operistike, po besoj që kemi qenë me fat për mbështetjen që kemi gjetur prej të gjitha institucioneve për të më ndihmuar për ta çuar këtë ëndërr të madhe përpara. Kemi ndihmuar disa studentë të këndimit që të shkojnë në masterklasa të ndryshme, e po ashtu edhe në audicione. Ideja e festivalit është për të promovuar çdogjë që ka të bëjë me kulturën, nuk do të thotë të jetë vetëm opera. Kam parë shumë vepra të bukura në Kosovë, por mundësia për t’u ekspozuar nuk është aq e madhe”, tha Lahaj.

Në këtë konferencë të organizuar nga RLIOF, ishte të pranishëm edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili u shpreh se janë me fat që e kanë mikun Ramë Lahaj, që sipas tij jo vetëm që na bën nder nëpër krejt vendet e botës, po e sjell atë nder edhe këtu në kryeqytet, duke e krijuar dhe transformuar kryeqytetin në një vend të artit dhe kulturës.

Menaxheri nga Filarmonia e Kosovës, Dardan Selimaj është shprehur se për Filarmoninë është nder dhe privilegj që i është bashkuar një projekti kaq të rëndësishëm për skenën e Prishtinës.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe dirigjent Pier Giorgo Morandi, tenor Alessandro Safina, bariton Massimo Cavallei, soprano Yulia Suleimanova, kuratore Ovul O. Durmusoglu, dhe mjeshtër vokali Francisco Araiza. Ky i fundi u shpreh se është shumë i lumtur që ndodhet në Kosovë për ta mbështetur Lahajn. Araiza tregoi se ishte duke planifikuar të shkonte në pushime verore, kur tenori Lahaj e kontaktoi dhe e ftoi të merrte pjesë në festivalin e tretë të RLIOF.

Gala Mbrëmja 'Ramë Lahaj & Friends', qw mbahet sonte, nis rrugëtimin e RLIOF nën dirigjimin e Pier Giorgio Morandi, shoqëruar nga Filarmonia e Kosovës.

Me temën rreth së cilës është konceptuar edicioni i sivjetmë Opera për Liri, RLIOF synon ta shtjellojë idenë e përfshirjes së artistit operistik si ndërmjetësues për ta promovuar e mbrojtur lirinë, të drejtat e njeriut dhe ato sociale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024