Ramazani 2022: Si po ndryshon futbolli në Premier Ligë në përkrahje të lojtarëve myslimanë
Gjatë javëve të ardhshme tifozët e futbollit anglez do të kenë shansin që të shohin disa ndryshime në ndeshjet e Premier Ligës.
Agjërimet në Britaninë e Madhe do të fillojnë nga ora 04:00 dhe 05:00 të mëngjesit, dhe do të mbarojnë nga ora 19:30 dhe 20:30 përgjatë gjithë muajit, përcjell KosovaPress.
Kjo nënkupton që në 52 ndeshje të Premier Ligës që do të zhvillohen gjatë muajit të Ramazanit, do të kemi nëntë ndeshje që zhvillohen në mbrëmje, kur lojtarëve do t’iu duhen disa minuta pushim për të përfunduar agjërimin gjatë ndeshjes.
Tani, raportohet se edhe gjatë këtij sezoni, kapitenët do të mund të kërkojnë një pauzë gjatë ndeshjes duke dërguar topin jashtë lojës, për t’i lejuar lojtarët që të përfundojnë agjërimin e tyre.
Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni ndeshjet të cilat do të zhvillohen gjatë kohës së iftarit, ku ndeshja mund të ndalet për disa çaste që lojtarëve t’iu lejohet të përfundojnë agjërimin.
E mërkure, 6 prill, 20:30 Burnley – Everton
E premte, 8 prill, 21:00 Newcastle – Wolverhampton
E mërkure, 20 prill, 20:45 Chelsea – Arsenal
E mërkure, 20 prill, 20:45 Everton – Leicester City
E mërkure, 20 prill, 21:00 Manchester City – Brighton
E enjte, 21 prill, 20:45 Burnley – Southampton