Rama uron Pashkët: Kjo ditë na mëson për reflektim dhe lumturi
Lexohet për: 1 min.
rama-310324
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë Pashkët, duke shpresuar për një jetë të gjatë dhe të lumtur, me harmoni të plotë.

Rama shprehet se kjo ditë tregon reflektim për rijetësim, paqe, harmoni dhe lumturi ndaj njerëzve.

“Morëm pjesë në këtë ditë ceremoniale, ditë të madhe të besimit të krishterë, e cila na tregon për reflektim për rijetësim, paqe, harmoni dhe  lumturi ndaj njerëzve. Uroj të gjithëve besimtarëve të krishterë, urime pashkët, paqit një jetë të gjatë të lumtur me harmoni të mrekullueshme, jo vetëm për të krishterët por për të gjithë botën”, shprehet Rama.

Sot është mbajtur mesha në Katedralen ”Shën Nënë Tereza”, ndërsa nga ora 19:00 bëhet pritja solemne në Qendrën “BogdaniPolis”, organizuar nga ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025