Rama uron ekipin e xhudos së Kosovës: I lumtur dhe krenar që jam miku juaj
Lexohet për: 1 min.
ramaa
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot foto nga skuadra e xhudos së Kosovës, që arriti të fitojë medalje në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Kryeministri Edi Rama u shpreh i lumtur dhe krenar që është miku i tyre dhe që nderojnë Kosovën botërisht dhe i shërbejnë edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Edi Rama në Facebook.

Ekipi olimpik i Kosovës arriti të fitojë dy medalje olimpike në Paris 2024. Kampionia olimpike nga Tokio 2020, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo, ndërsa Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në debutimin e saj.

https://kosovapress.com/pritja-shteterore-per-ekipin-olimpik-kurti-jemi-me-nje-ekip-te-shkelqyer-kampionesh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024