Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hedhur votën për zgjedhjen e kryebashkiakut të Tiranës dhe po ashtu për anëtarët e këshillit bashkiak.
Pas votimit, Rama ka thënë se tani është momenti i qytetarëve që të thonë fjalën e tyre.
“Uroj shumë që situata e krijuar në KQZ-ja të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë qysh në fillim në ato zona ku nuk punuan operaturat dhe që të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar momentin e parë të kthehen, në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë në të gjithë territorin e Shqipërisë për të gjithë kandidatët dhe për këshillat e tyre bashkiak.”, ka thënë Rama.
Në Shqipëri mbahen sot zgjedhjet lokale, ku rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë.
Ndërsa, Partia Demokratike e Shqipërisë, e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, gjithashtu do të jetë në garë në disa bashki.
Në 44 bashki do të garojnë nga dy kandidatë, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë.