Djegia e kontejnerëve me mbeturina dhe veturave në kryeqytet, nuk deklarohet Rama
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Djegia e kontejnerëve me mbeturina dhe veturave në kryeqytet, nuk deklarohet Rama
ZJARRI.900X600
01/07/2026 - 11:21
Linku u kopjua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nuk ka dashur që të deklarohet sot për situatën me mbeturina në kryeqytet, pasi disa kontejnerë janë djegur gjatë natës, përfshirë edhe dy vetura.

Gjatë një aktiviteti ku u prezantua manua e re për zjarrfikësit, Rama s’deshi të komentojë kur u pyet lidhur me këtë çështje.

“Po fokusohemi sot në këtë çështje, po e dini që ne kemi vazhduar me përmirësimin e kushteve në të gjitha pjesët e kryeqytetit, edhe për çështjen e mbeturinave. Prandaj po them, këto të gjitha janë të ndërlidhura për krijimin e një sigurie shtesë në kryeqytet, të kushteve më të mira për secilin qytetar”, tha ai.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana ka thënë për KosovaPress se informata për zjarrin i kanë marrë rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm.

“Rreth orës 06:00, është raportuar për një zjarr në rrugën ‘Sylejman Vokshi’ në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin”, tha ai.

Pllana nënvizoi se sipas informacioneve fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ka konfirmuar se si pasojë e zjarrit janë dëmtuar dy vetura.

“Aktualisht, hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026