Qyteti verior i Pukës në Shqipëri konsiderohet si një aventurë e bukur turistike e çdo stine, ndërsa është kthyer në qendër atraksioni turistik për vizitorët vendas e të huaj.
Për vizitorët e natyrës, zonat më të vizituara në territorin e bashkisë Pukë mbeten shpellat, ku deri tani janë të evidentuara mbi 50 të tilla.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamjet e rralla nga njëra prej tyre, Shpella e Orëve në Gojan të Pukës.
Unike në llojin e saj në Shqipëri, kryeministri u shpreh se “deri në vitet 1960 ajo ka shërbyer edhe si vend peligrinazhi”.
Deri në vitet ’60, kjo shpellë, ka shërbyer edhe si vend peligrinazhi dhe këtë e tregon edhe emri i saj “Shpella e Orëve”, pra vendi ku rrinë Orët.
Shpella është e njohur nga banorët e kësaj zone si vend i shenjtë, por edhe me veti shëruese./ATSH/