Rama: Shkëmb Manaj është një nga bashkëpunëtorët e mi më të afërt dhe shtylla kryesore e transformimit të Prishtinës
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj është një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt dhe shtylla kryesore e transformimit të Prishtinës.
Rama ka shkruar në Facebook se Manaj ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen e Kryeqytetit nga pengesat e vazhdueshme që kemi hasur në nivelin qendror.
“Me përkushtim të jashtëzakonshëm, Shkëmbi ka punuar pandërprerë për interesat e qytetarëve të Prishtinës, duke u angazhuar që ajo të trajtohet si Kryeqytet dhe jo thjesht si një komunë e zakonshme. Projekte të rëndësishme si: Rruga "Xhim Xhema" (Rruga A), Lojërat Mesdhetare "Prishtina 2030", mësimit tërë ditor, mbrojtja e të hyrave vetanake dhe e ndërmarrjeve publike, si dhe projekti inovativ i ishullit të gjelbër, janë vetëm disa nga nismat që vështirë se do të realizoheshin pa angazhimin profesional, guximin dhe përvojën e tij për të gjetur zgjidhje”, ka shkruar Rama.
Rama shkruan po ashtu se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, roli i Shkëmb Manaj në nivel qendror do të jetë vendimtar për Prishtinën dhe për gjithë Kosovën.
“Ai i njeh mirë sfidat e zhvillimit të Kryeqytetit dhe të vendit, dhe ka guximin, vizionin dhe dijen për të ndërmarrë veprime të mëdha, që do të mundësojnë përparimin dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve pa dallim. Shkëmb Manaj 29 ✔️”, shkruan Rama.
Artikull i sponsorizuar