Rama: Rrugë e re turistike mbi kreshtat e kodrave nga Dhërmiu në Sarandë
Lexohet për: 2 min.
33
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama informoi sot se po punohet me projektin për rrugën e re turistike që nga Dhërmiu, në Himarë dhe Sarandë, përmbi kreshtat e kodrave.

I shoqëruar nga zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Rama inspektoi akset e reja Orikum–Dukat dhe Palasë–Dhërmi, të cilat janë të hapura përkohësisht për qarkullimin.

Ai theksoi se rruga e re turistike nga Dhërmiu në Himarë dhe Sarandë, do të jetë një alternativë çliruese për zhvillimin e infrastrukturës hoteliere dhe çlirimin e trafikut në bregdetin jugor të Shqipërisë 2030, kampione e Ballkanit në turizëm.

Ndërkohë, Balluku informoi se me buxhetin e vitit tjetër do të nisë menjëherë studimi për vazhdimin e kësaj rruge, shkruan Atsh. “Zona turistike po zhvillohet edhe nga Dhërmiu e Himara ndaj mendojmë të kemi një rrugë të re në nivelin e kodrave, pa prekur vijën bregdetare poshtë. Kjo rrugë do të lidhë gjithë pjesën tjetër, edhe Porto Palermon. Vitin tjetër ne do të kemi studimin e plotë për vazhdimësinë e rrugës, me synim për ta lidhur deri në Sarandë me një infrastrukturë të re të kategorisë C, duke lënë rrugën e vjetër në bregdet”, u shpreh ajo.

https://kosovapress.com/admin/revista-prestigjioze-amerikane-shqiperia-destinacioni-ushqimor-nen-radar/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025