Rama paralajmëron masa të rrepta, do të mbyllen vendpunishtet me shkelje
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rama paralajmëron masa të rrepta, do të mbyllen vendpunishtet me shkelje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për masa urgjente në sektorin e ndërtimit, duke paralajmëruar mbylljen e të gjitha vendpunishteve që nuk respektojnë standardet e sigurisë.
Sipas një njoftimi, Rama ka bërë të ditur se është themeluar “Komisioni për Vlerësimin Emergjent të të gjitha vendpunishteve në territorin e Kryeqytetit”, i cili do të nisë menjëherë inspektimet në terren.
Sipas një postimi të Ramës, ky komision do të përbëhet nga ekspertë të urbanizmit, inxhinierë të licencuar dhe përfaqësues të emergjencave, me qëllim vlerësimin e gjendjes aktuale të sigurisë në vendpunishtet aktive.
Sipas Ramës, çdo vendpunishte ku evidentohen shkelje apo probleme serioze të sigurisë do të mbyllet menjëherë dhe do t’i nënshtrohet një analize të detajuar institucionale, e cila mund të çojë deri në revokimin e lejes së ndërtimit.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu se përgjegjësi do të ketë edhe për inspektorët komunalë që nuk kanë raportuar parregullsitë në terren.
Në fund, Rama u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve ndërtimore që të bashkëpunojnë me institucionet dhe të respektojnë ligjin, në funksion të rritjes së sigurisë publike në kryeqytet.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.