Kryeministri shqiptar, Edi Rama është shprehur se Shqipëria nuk dorëzoi asnjë hebre te nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në Aachen, Gjermani, në ceremoninë tradicionale të çmimit “Karli i Madh”.
Ai bëri thirrje për më shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim mes vendeve, duke i lënë vend tolerancës.
“Gjatë rrjedhës së historisë, Europa ka mësuar të jetë më shumë vetë-kritike. Një frymë shkatërruese ka hyrë në mendjet e njerëzve. Prirja për të censuruar është mjaft e dukshme. Qëndrimi ose ti ose unë, por asnjëherë së bashku, bëhet mjaft e fortë. Shqipëria një vend me shumicë muslimane, ishte i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenjë pas luftës së dytë botërore, para se ajo të niste.
Më lini t’iu falënderoj, nuk është vetëm tolerancë për hir të bashkëjetesës në paqe. Toleranca e shqiptarëve muslimanë e të krishterë shprehën ndaj hebrenjve, kërkon frymën e vetë të përkushtimit. Të zgjidhësh mosmarrëveshje me respekt, të vazhdosh të ndërtosh ura. Të sfidojmë veten tonë”, tha Rama. /Euronews.al/