Pa kaluar 24 orë nga Samiti BE-së në Tiranë, kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit për të folur bashkë me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin dhe kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç se çfarë përfitimesh ka sjellur ky samit për Ballkanin Perëndimor.
“Ne morëm mbështetje buxhetore për energjinë nga Bashkimi Europian. 85 milionë euro për Shqipërinë, është shkëlqyer, por nuk është kaq shkëlqyer, kur sheh se këto 85 milionë euro janë marrë nga fondet tona IPA. Sigurisht do donim shumë t’i përdornim për energjinë, e shkëlqyer, por kur shoh dhe dje pata një bashkëbisedim me Mitsotakis, 85 miliardë plus të ardhurat e brendshme nga aktiviteti i Greqisë që vijnë nga BE është e madhe, 85 miliard”, tha ai.
“Në Shqipëri askush nuk do t’ia dijë për Rusinë sepse kishim Stalinin deri në 1990-ën, kështu që e hoqën qafe më parë, kështu që tani po hyjnë nga dera e pasme. Kjo është arsyeja pse duhet që rajoni të mbahet bashkë, të rrijë bashkë dhe BE-ja me rajonin sepse ekzistojnë këto shtresa të ndikimit rus, të cilat janë shumë aktive, të kombinuara me një qasje jo shumë aktive nga BE-ja, atëherë gjërat mund të përfundojnë në një telash”, u shpreh ai.
Rama shpjegoi se çfarë ndodh nëse BE krijon një vakum në Ballkanin perëndimor, shkruan TopChanel