Rama në Pragë: BE e kuptoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
rf3r32r32
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Pragë, në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024.

Në një bisedë me temën e zgjedhur nga moderatori Steve Clemons, “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”, Rama theksoi se pas luftës në Ukrainë BE nisi të kuptojë rëndësinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian dhe sigurinë e Evropës.

“BE nisi të ndërgjegjësohet më shumë sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për sigurinë e Evropës, mbi të gjitha von Der Leyen luajti një rol të rëndësishëm në këtë gjë”, tha Rama.

Ai theksoi përkushtimin pa asnjë rezerve të Shqipërisë dhe shqiptarëve ndaj vlerave të BE dhe Evropës, ndërsa nënvijëzoi qëndrimin e qartë kundër agresionit rus në Ukrainë

“Nuk shoh ndonjë ndryshim të madh tonin nga BE, përveç pjesës ekonomike ku kemi një hendek të madh. Ne jemi evropianë dhe këtë gjë nuk e vendos Brukseli. Për Shqipërinë është e qartë, ne jemi tërësisht, pa rezerva eurokratë të mirë, pa rezerva duam të bëhemi pjesë e BE, jemi anëtarë të NATO dhe kundër agresionit rus në Ukrainë. Jemi një vend ku duket shumë e qartë kujt i përkasim”, u shpreh Rama. /EuronewsAl

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024