Rama mbledh të shtunën Asamblenë, priten zgjedhje të strukturave drejtuese në Partinë Socialiste
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rama mbledh të shtunën Asamblenë, priten zgjedhje të strukturave drejtuese në Partinë Socialiste
PSSSSS1234
20/03/2026 - 15:14
Linku u kopjua

Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama, pritet të mbledhë të shtunën, më 21 mars, Asamblenë Kombëtare të partisë që drejton. Kryesocialisti vendosi mbajtjen e asamblesë gjatë mbledhjes së Kryesisë më 11 mars.

Marsi ka qenë një muaj i ngjeshur pune për socialistët, të cilët kanë zhvilluar disa mbledhje të Kryesisë, por edhe të strukturave organizative, në kuadër të përgatitjeve për ristrukturimin.

Asambleja do t’i zhvillojë punimet në Durrës, duke nisur nga ora 10:00 e së shtunës, transmeton RTSH.

Çdo dy vite, socialistët mbajnë zgjedhje për strukturat e larta drejtuese, me qëllim riorganizimin e partisë nga qendra në bazë. Pritet që fjala e kryetarit, Edi Rama, të transmetohet drejtpërdrejt.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026