Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar vendet e Ballkanit kanë një moment shansi historik që të qojnë parapa një projekt dialogu dhe orientimi drejt së ardhmes me secili guri i rëndë në vend të vet, e në këtë pikë Kosova është një gur i rëndë në vend të vet që askush nuk mund ta luaj, por duhet të zërë vend në mes të gjithë gurëve të bashkësisë ndërkombëtare, duke formësuar plotësisht subjektivitetin e vet ndërkombëtar.
Kryeministri Rama tha se mënyra e mirë për të nderuar trashëgiminë e Rugovës, është zotimi për të ndërtuar urat e domosdoshme që na lidhin me të tjerët duke i besuar pasionit të arsyes dhe jo arsyes së pasionit në mënyrë që të fitohet paqja e plotë dhe të mos humbasim paqja që kemi.“Sot popujt e Ballkanit kanë një moment shansi historik në një kontekst rreziku historik, shansin që të qojnë parapa një projekt dialogu dhe orientimi drejt së ardhmes, secili guri i rëndë në vend të vet, e në këtë pikë Kosova është një gur i rëndë në vend të vet që askush nuk mund ta luaj nga vendi, por është edhe një gur i rëndë në vend të vet që duhet të zërë vend në mes të gjithë gurëve të Bashkësisë ndërkombëtare, duke formësuar plotësisht subjektivitetin e vet ndërkombëtar ose pastaj të hymë në rrugën që qon prapa e që dihet shumë mirë se çfarë pasoja ka në këtë zonë të Evropës, ku Rugova ishte kaq i vetëdijshëm dhe kaq i motivuar për të shmangur të dytën, duke frymëzuar të parën edhe në kohën kur siç thotë Kadare ishte pa pallat dhe pa komb. Dhe për ta realizuar këtë mision si një shans të kohës, ne do ta sjellim Evropën në Ballkan, shumë më parë se sa të qojmë Ballkanin në Evropë”, tha ai.