Rama: Jemi të gatshëm që të ndihmojmë qytetarët e Pejës
Lexohet për: 1 min.
356023914_577025987927250_6185451349771916428_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se janë të gatshëm që me të gjitha kapacitetet t’u dalin në ndihmë qytetarëve të Pejës, pas vërshimeve të djeshme në këtë qytet.

Ai i shprehu ngushëllime familjes së viktimave, që vdiqën si pasojë e vërshimeve

“Ndihma jonë nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ademaj, të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të çmueshëm të tyre.”, u shpreh Rama.

Një grua dhe djali i saj, 5-vjeçar vdiqën si pasojë e vërshimeve të djeshme në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan qeshme”, u  gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/vdekja-e-dy-personave-ne-peje-muhaxheri-jam-i-tronditur-situate-e-rende/
https://kosovapress.com/admin/krasniqi-jam-koordinim-me-muhaxherin-sveclen-e-mehajn-qe-tu-ndihmojme-qytetareve-ne-peje/
https://kosovapress.com/admin/osmani-humbja-e-dy-qytetareve-si-pasoje-e-vershimeve-tronditi-kosoven/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024