Rama e Kurti në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kurti ne Vlore
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot në Shqipëri festohet Dita e Pavarësisë, dita, kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë, më 28 nëntor të 1912-ës, nga Ismail Qemali.

Shqiptarët sot kujtojnë dhe nderojnë, ditën kur Ismail Qemali ngriti flamurin dhe Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane.

Në kuadër të kësaj dite n Vlorë ka nisur dhe ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë

Në këtë ceremoni marrin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, krah kryeministrit të Kosovës Albin Kurti si dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja e Shqipërisë Elisa Spiropali.

Ndërkohë që pjesëmarrës në këtë ceremoni është edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Ceremonia po zhvillohet në sheshin e Flamurit në Vlorë./ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025