Rama: Afrim i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rama: Afrim i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete
Rama1234
16/04/2026 - 22:03
Linku u kopjua

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni në Pallatin Chigi në Romë, gjatë vizitës zyrtare në Itali.

Kryeministri theksoi në një reagim në rrjetet sociale se, të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit.

Rama nënvizoi se, afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë.

Fokusi i takimit ishte ecuria e bashkëpunimit mes dy vendeve, thellimi i marrëdhënieve mes tyre, si dhe çështjet me interes të përbashkët rajonal dhe evropian.

Ky takim mes dy kryeministrave, vjen pas samitit të parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri që u mbajt në Romë në nëntor të vitit 2025 ku u nënshkruan 16 marrëveshje bashkëpunimi.

Ndërkaq, në vijim të vizitës në Itali, Rama pritet të takojë edhe ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Pas Romës, Rama do të udhëtojë drejt Barcelonës në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.

Po ashtu, Kryeministri Rama do të marrë pjesë me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që zhvillohet në Barcelonë, Spanjë.

Punimet e samitit do të përqendrohen në tema kyçe si “Institucionet dhe multilaterizmi” si edhe “Dezinformimi dhe teknologjia digjitale”, ku një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rregullimit të mjedisit dixhital për të luftuar dezinformimin, forcimit te institucioneve demokratike dhe multilateralizmit, si dhe luftës ndaj pabarazive si themel për një demokraci të fortë, raporton ATSH.

Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë edhe takime bilaterale me kryeministrin Sanchez, Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026