Raketat ruse në Poloni, Musliu: A po luan Rusia me luftë kundër NATO-s?
Lexohet për: 1 min.
musliu
2 vite më parë
Linku u kopjua

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka reaguar pasi dy raketa ruse kanë goditur qytetin e Przewodów në Poloni, qytet ky kufitar me Ukrainën, ku si pasojë e këtij sulmi, dy njerëz kanë mbetur të vdekur. Ai ka ngritur çëshjen nëse Rusia po luan me luftë kundër NATO-s.

Musliu ka shkruar në Facebook se ndërkohë që po e humb luftën në Ukrainë, Rusia tani po mundohet ta sjellë atë edhe më afër duke sulmuar Poloninë, një shtet anëtar i NATO-s.

Aktualisht kryeministri i Polonisë është duke mbajtur një takim me Këshillin e Ministrave për Siguri Kombëtare.

Ndërkohë, shtetet e NATO-s si SHBA dhe Estonia veçse kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të mbrojtur të gjithë territorin e aleancës.

"Cila do të jetë gënjeshtra e rradhës e Rusisë, e cila do të përdoret si arsyetim?", përfundon Musliu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024