27 qershorin e vitit 1980, fluturimi Itavia 870, një avion pasagjerësh i tipit McDonnell Douglas DC-9 i nisur nga Bolonja drejt Palermos në Itali, u rrëzua në ujërat e detit Tirren duke vrarë të 81 personat në bord.
Ka pasur shumë hetime mbi atë që njihet si “masakra e Ustikës” e bashkë me to, edhe veprime ligjore e akuza. Kjo ngjarje vazhdon të mbetet subjekt debatesh të ashpra, zjarrin e të cilave e ka rindezur së fundi një deklaratë e ish kryeministrit Italian, Giuliano Amato, sipas të cilit Itavia DC9 u qëllua nga një raketë franceze.
“Është koha të zbardhet një secret i tmerrshëm shtetëror. Tani Elizeja mund të lajë turpin që rëndon mbi Parisin”, tha Amato.
Nga Parisi zyrtar pati vetëm një koment të shkurtër të thatë: Nuk kemi asnjë deklaratë për të bërë. Shefja e ekzekutivit Italian, Giorgia Meloni deklaroi se Amatos janë të rëndësishme dhe se atha se do t`i kërkojë atij të vërë në dispozicion të autoriteteve çdo element që ka ne dispozicion lidhur me këtë ngjarje. Sipas Amatos, goditja e avionit ku supozohej të ishte Gaddafi, do të kryhej në kohën kur po simulohej një stërvitje e NATO-s, e cila do të bënte të mundur që lëshimi i raketës franceze të kalohej si një aksident i paqëllimshëm./TCH/