Në nderim të Betejës së Anadrinit të 12 majit 1998, sot Rahoveci ka nderuar dëshmorët e kësaj komune që ranë në luftën e lavdishme të UÇK-së për lirinë e Kosovës.
Më 12 maj 1998, krisi fort dhe jehoi thekshëm gjithandej pushka e parë çlirimtare në Anadrini kundër pushtuesit serb, ku forcat serbe pushtuese serbe u detyruan të tërhiqen me humbje.
Kryetari i komunës, Smajl Latifi në fjalën e tij ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për veprën atdhetare të heronjve të atdheut. Ai tha se beteja e Anadrinit ishte pjesë e luftës së madhe nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila me vendosmëri i doli përballë pushtuesit serb. Ai tha se beteja e Anadrinisë ndikoi në ecurinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke i dhënë goditjen e duhur armikut serb.
Një fjalë rasti në këtë manifestim ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, njëherësh kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj. Ai tha se anëtarësimi i Kosovës në organizatën më të fuqishme ushtarake botërore ka rëndësi jetike për sigurinë e vendit.
Në këtë manifestim një fjalë rasti mbajti edhe Isuf Gashi, protagonist i luftës çlirimtare, i cili përkujtoi zhvillimet e rëndësishme të asaj kohe në përballje me forcat okupatore serbe. Manifestimi përkujtimor e kulturor “Java e dëshmorëve” në komunën e Rahovecit përmbyllet nesër me natën e tretë finale të edicionit të 23-të të festivalit kombëtar të folklorit "Anadrinia jehon". /A.Shala
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.