Rafuna kërkon përkrahjen për bizneset e rajonit për kriteret e ESG
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në cilësinë e kryesuesit të Bordit të Forumit Investues të Odave të Ballkanit Perëndimor, ka marrë pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor për ESG, në Tivat, Mal të Zi, në të cilin ka folur për rolin e odave ekonomike në përgatitjen e bizneseve të rajonit për të përmbushur kriteret e ESG.

Kryetari Rafuna është shprehur se standardet për mbrojtje të ambientit, për përgjegjësi sociale si dhe qeverisje të mirë brenda kompanive janë bërë pjesë e planeve për zhvillim për bizneset e rajonit por bizneset kanë nevojë për përkrahje në përmbushjen e këtyre kritereve.

“Odat ekonomike mund të ndihmojnë bizneset, qoftë me trajnime, qoftë me hulumtime, por edhe duke kontribuar në plotësimin e kornizave ligjore nëpër shtetet gjegjëse, që t’i arrijnë këto standarde dhe të jenë të gatshme për tregun e BE-së, u shpreh Kryetari Rafuna në fjalën e tij”, thuhet në njoftimin e OEK.

Në komunikatën e OEK thuhet po ashtu se Samiti i Ballkanit Perëndimor për ESG që po zhvillohet në Tivat, Mal i Zi, më 27 e 28 prill, është i pari i llojit të vet dhe sjell te bizneset, investitorët por edhe qeveritë e rajonit, debatin për nevojën që kompanitë të përmbushin kriteret për mbrojtje të ambientit, për përgjegjësi sociale dhe qeverisje të mirë brenda kompanive (Environment, Social and Governance – ESG). Këto kritere janë duke u kthyer në obligime për kompanitë që dëshirojnë të bashkëpunojnë me kompanitë e BE-së apo të jenë prezentë në tregun e BE-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024