Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur
Lexohet për: 1 min.
portofoli (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një person nga Ferizaj ka dorëzuar në Stacionin e Policisë në Ferizaj një portofol që kishte gjetur në rrugë. Kështu bëhet e ditur në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës, ku thuhet se i njëjti më pas i është kthyer pronarit.

“Me datë 06.02.2022 , rreth orë 18:50 një qytetar nga Ferizaj, Agron Bakolli i moshës 49 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të  humbura në rrugën ‘Ramdan Rexhepi’ në  Ferizaj. Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, portofoli i përkiste qytetarit me inicialet M.S., nga Ferizaj.

“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në  prani të policisë, pronarit i kthehen  paratë prej 1860 eurosh, letërnjoftimi dhe patent shoferi i RKS-së”, thuhet po aty.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024