Qytetari gjen dhe dorëzon kuletën në Polici, kërkohet pronari
Lexohet për: 1 min.
kuleta
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Stacionin Policor Vushtrri është paraqitur një qytetar i cili ka njoftuar policinë se kishte gjetur një kuletë (çantë e vogël) në sheshin ,,Hasan Prishtina” në Vushtrri. Në prezencën e qytetarit, policia ka hapur kuletën dhe ka konstatuar se në atë kuletë kishte një sasi e të hollave, mirëpo nuk kishte asnjë dokumentacion të asnjë personi.

Rasti ka ndodhur dje pasdite, ku me gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarit të kuletës në lokacionin ku ishte gjetur ajo, deri në këto momente nuk është arritur një gjë e tillë.

“Policia lëshon këtë informacion që pronari i cili ka humbur kuletën të lajmërohet në Stacionin Policor Vushtrri apo të kontaktoj Policinë në numrin 192”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025