Qytetarët u rrezikuan nga shembja e një pjese të objektit të vjetër në Prishtinë
Lexohet për: 2 min.
objekti
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Qytetarët që kaluan afër shkollës së parë shqipe në Prishtinë, janë ndier të rrezikuar pasi fasada dhe një pjesë e tullave të këtij objekti të vjetër janë shembur. Aty reaguan edhe ekipet emergjente të kryeqytetit, derisa u kërkua nga Ministria e Kulturës që të sigurojë hapësirat e objekteve të trashëgimisë kulturore të cilat i kanë nën menaxhim, si dhe të rinovojë ato, pasi përbëjnë rrezik për kalimtarët.  

Aty kanë dal edhe ekipet e MKRS-së, të cilët vetëm mbushën një raport.

Drejtori për siguri dhe emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka thënë se lajmin për shembjen e një pjese të fasadës dhe tullave nga shtëpia e vjetër, e kanë marrë nga qytetarët.

“Kjo është shkolla e parë shqipe, është objekt nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore, përkatësisht nën mbrojtke të Ministrisë së Kulturës, por me marrjen e lajmit, drejtoria për siguri dhe emergjenca ka aktivizuar të gjitha ekipet, policinë, brigadën profesionale të zjarrfikësve dhe ekipet e emergjencës, kemi dal sanuar dhe kemi larguar rrezikun eminent që shihet këtu, tash do të bëhet edhe pastrimi i vendit, por kemi rekomandu edhe Ministrisë së Kulturës qe një kohë të gjatë që të kenë përkujdesje dhe të fillojnë meremetimin dhe sigurimin e këtij objekti, dhe jo vetëm këtij objekti por kemi edhe objekte tjera në kryeqytet të cilat janë nën mbrojtje por që ne nuk guxojmë t’i prekim për shkak se janë nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore por që paraqesin rrezik për sigurinë publike”, tha ai.

Derisa i ka kërkuar Ministrisë së Kulturës që të marrë masa të sigurisë dhe t’i rinovojë objektet që janë nën kompetencën e saj në kryeqytet.

Ky nuk është objekti i vetëm që është nën menaxhimin e Ministrisë dhe që lejohet të dëmtohet, pasi një i tillë është djegur në Prishtinë e Mitrovicë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024