Poseduesit e pasaportave të Kosovës duke filluar nga sot (e hënë) do të mund të udhëtojnë drejt Zonës Schengen pa viza për qëndrime afatshkurtra.
Qytetarët e mirëpritën liberalizimin vizave, të cilët shprehën se lëvizja e lirë në vendet e BE-së është një arritur e madhe pas një keqtrajtimi të gjatë. Ata ndjehen të lumtur që nuk do të ketë më kufizime e pritje të gjata para ambasadave.Qytetari Avdyl Spahiu tha se kjo liri është e merituar më herët, pasi që sipas tij ka pasur sfida të ndryshme, e gjithmonë të kushtëzuara.
Qytetari tjetër, Adhurim Bajrami tha se tashmë është shumë më lehtë pa viza, sepse sipas tij, nuk do të ketë shpenzime dhe nuk do të ketë humbje kohe.
Xheladin Halimi tha se liberalizimi i vizave ka qenë një proces i stërzgjatur. Ai tha se aplikimi për viza ka qenë e vështirë dhe e kushtueshme për qytetarët.
Po ashtu, Loreta Vitija u shpreh e lumtur si një qytetare e Kosovës që nuk është më e kufizuar. Ajo tha se tani rinia e ka mundësinë ta ketë këtë liri të lëvizjes në vendet e Bashkimit Evropian.