Qytetarët festojnë natën më të hareshme, urojnë për një vit të mbarë
Lexohet për: 1 min.
411850985_1016216192783077_7698101561226158970_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shumë qytetarë kanë dalë të presin ardhjen e vitit të ri 2024 në sheshet kryesore të Prishtinës.

Ata po festojnë nën tingujt e muzikës, në koncertin që Komuna e Prishtinës ka organizuar në bulevardin “Xhorxh Bush”.

Qytetarët shprehen të kënaqur me organizimin duke ndarë mendimet e tyre për KosovaPress.

Qytetari Labinot Rexhepi shprehet se të gjitha ëndrrat që i kanë pasuar janë realizuar.

"Super, gjithçka është në rregull. Kemi pritur shumë për viza, por tani është realizuar ëndrra, tash jemi gjithçka në rregull," tha ai.

Ndërsa Ermal Alaj shprehet se për këtë vit shpreson të bëjë punë më të mira.

“Të bëhen punët më mirë," tha shkurt ai.

Një qytetar tjetër uron vetëm suksese për vitin që po hyjmë.

Ndryshe, e veçanta e këtij viti është se më 1 janar nis liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025