Pas shumë vjet pritjeje, qytetarët e Kosovës nga sot do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendeve të zonës Schengen të Bashkimit Evropian.
Kosova është vendi i fundit në rajon që e gëzoi këtë të drejtë deri më sot. Faqja e Integrimit Evropian në kuadër të Qeverisë së Kosovës, ka përpiluar një listë të atyre së çfarë duhet të dinë qytetarët në mënyrë që të udhëtojnë pa viza.
Koha e qëndrimit është e mundur për 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore brenda Shengen. Për dokumentet e nevojshme, qytetarët duhen të kenë pasaporta biometrike, informata të sakta mbi vendin dhe qëllimit e udhëtimit. Për ata që udhëtojnë me veturë nevojiten edhe dokumentet, përfshirë kartonin e gjelbër.
Për më shumë informata, vizitoni faqen zyrtare: https://integrimievropian.rks-gov.net/.../pyetje-te.../
Pyetjet e bëra më shpesh (FAQ) mbi udhëtimin pa viza Shengen për qytetarët me pasaportë të Kosovës
Kur do të mund të udhëtoj pa vizë?
Për cilat qëllime mund të udhëtoj pa vizë në zonën Shengen?
Udhëtimi pa viza u mundëson qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra si turist por edhe të vizitojnë miqtë apo familjarët, të marrin pjesë në ngjarje kulturore apo sportive, takime biznesi, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet i ngjashëm.
Shtetet anëtare të BE-së të mbuluara nga heqja e vizave janë:
Shtetet anëtare të BE-së që janë pjesë e zonës Shengen: Për më shumë rreth zonës Shengen dhe listën e shteteve vizitoni: https://home-affairs.ec.europa.eu/policies/schengen-borders-and-visa/schengen-area_en
c) Heqja e vizave vlen edhe për shtetet e lidhura të Shengenit: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.
A mund të udhëtoj pa vizë në Irlandë?
A mund të udhëtoj pa vizë drejt Britanisë së Madhe?
Jo. Britania e Madhe nuk është më pjesë e BE-së. Ata aplikojnë një regjim tjetër të vizave: për më shumë detaje, shihni faqen përkatëse të ambasadës/konsullatës.
Ju mund të qëndroni 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore brenda zonës Shengen. Nëse udhëtoni disa herë, duhet të llogaritni me kujdes ditët e qëndrimit, pasi periudha e përgjithshme e qëndrimit nuk duhet të kalojë totalin prej 90 ditësh brenda periudhës 180 ditore.
Gjatë zbatimit të këtij rregulli, duhet të merren parasysh aspektet e mëposhtme:
Data e daljes konsiderohet si dita e fundit e qëndrimit në territorin Shengen;
Periudha e referencës 180-ditore nuk është fikse. Është një dritare lëvizëse, e bazuar në qasjen e shikimit në çdo ditë të qëndrimit (qoftë në momentin e hyrjes ose në ditën e një kontrolli aktual, si kontrolli i policisë në brendësi ose kontrolli kufitar pas nisjes).
A mund të hyj në zonën Shengen më shumë se një herë gjatë asaj periudhe?
Po. Sidoqoftë, duhet të llogaritni me kujdes ditët e qëndrimit tuaj si periudhën e përgjithshme të qëndrimit, e cila nuk duhet të kalojë totalin e përgjithshëm prej 90 ditësh të qëndrimit brenda çdo periudhe 180-ditore.
Cilat dokumente udhëtimi nevojiten për të shfrytëzuar udhëtimin pa viza në zonën Shengen?
- Pasaportë biometrike (e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen);
- Dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit apo detajet e vendit ku do të qëndroni;
- Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese;
- Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.
A nënkupton liberalizimi punësim në shtetet e zonës Shengen?
A kam nevojë për vizë për të punuar në zonën Shengen për më pak se 90 ditë?
Po, shtetet anëtare kërkojnë vizë dhe leje pune nëse keni ndërmend të punoni atje, edhe nëse është për më pak se 90 ditë. Ju lutem kontaktoni ambasadën/konsullatën e shtetit anëtar ku synoni të punoni për të pyetur nëse nevojitet një lloj i veçantë vize dhe leje pune, zakonisht lloji i vizës D. Liberalizimi i vizave nuk ju mundëson dhe jep leje punë, por vetëm vizita të shkurta turistike dhe familjarëve.
Po, ju duhet të aplikoni për një vizë studentore në rast se keni ndërmend të kryeni studime që i kalojnë 90 ditë qëndrimi në Shengen brenda 180 ditëve. Për studime duhet të aplikoni për një vizë studimore derisa dokumentet e nevojshme dhe rregullat ndryshojnë nga vendi në vend. Rekomandohet të konsultoheni me ambasadën ose konsullatën e vendit ku planifikoni të filloni studimet.
A mund të udhëtoj për arsye shëndetësore?
A ju jep heqja e vizave të drejtën automatike për të hyrë në territorin e shteteve të Shengenit?
Heqja e vizave nuk jep një të drejtë të pakushtëzuar hyrjeje dhe qëndrimi. Shtetet Anëtare kanë të drejtën për të refuzuar hyrjen dhe qëndrimin në territoret e tyre nëse një ose më shumë nga kushtet e hyrjes nuk plotësohen.
Nuk ka pasaportë me vlefshmëri të mjaftueshme (minimumi 3 muaj pas periudhës së planifikuar të kthimit nga zona Shengen),
Paraqet dokumente të falsifikuara; justifikimin e qëllimit dhe kushteve të qëndrimit të synuar, duke pasur mjete të mjaftueshme financiare, si për kohëzgjatjen e qëndrimit të synuar ashtu edhe për kthimin,
Të mos jetë një person për të cilin është lëshuar një sinjalizim në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS) për qëllime të refuzimit të hyrjes,
Të mos konsiderohet si një kërcënim për politikën publike, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të ndonjë prej shteteve anëtare, veçanërisht kur nuk ka pasur asnjë alarm të lëshuar në bazat kombëtare të të dhënave të shteteve anëtare për qëllime të refuzimit të hyrjes në të bazat.
A e kam të garantuar hyrjen në Shengen pa vizë?
Hyrja pa vizë në BE nuk është e garantuar. Hyrja mund te refuzohet nga policia kufitare në rast se nuk keni pasaportë valide me afat të mjaftueshëm, nuk keni dokumente që dëshmojnë qëllimin e udhëtimit dhe dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare për qëndrimin e planifikuar në zonën Shengen, apo në të kaluarën keni tejkaluar 90 ditë qëndrimi në periudhën 180 ditore.
Ju duhet të tregoni pasaportën tuaj që është lëshuar brenda 10 viteve të mëparshme dhe është e vlefshme për të paktën tre muaj të tjerë pas datës së synuar të nisjes nga territori i shtetit anëtar.
Përveç kësaj, gjatë kontrollit kufitar mund t’iu kërkohet të tregoni gjithashtu dokumente që vërtetojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit tuaj (letër ftese nga miku juaj, ftesë për një konferencë, agjendë e një seminari, etj.).
Rekomandohet të keni një sigurim udhëtimi. Nëse keni ndërmend të qëndroni me të afërmit ose miqtë tuaj të familjes, duhet të keni adresën e saktë dhe numrat e tyre të telefonit.
Sa para duhet të kem me vete për të udhëtuar në zonën Shengen?
Për çdo informatë më të fundit, çdo shtet anëtar përcakton shumën; ju lutemi konsultoni faqen e internetit të shteteve anëtare përkatëse nëpërmjet të cilave ju synoni të hyni në Shengen.
Verifikimi që shtetasi i vendit të tretë në fjalë ka mjete të mjaftueshme jetese për kohëzgjatjen dhe qëllimin e qëndrimit të synuar, për kthimin e tij/saj në vendin e origjinës ose transitin në një vend të tretë ose që ai/ajo mund t’i marrë këto mjete në mënyrë të ligjshme. Për të vlerësuar mjetet e jetesës, duhet të merren parasysh shumat e referencës të përcaktuara nga çdo shtet i zonës Shengen.
Deklaratat e sponsorizimeve, kur deklarata të tilla parashikohen nga legjislacioni kombëtar dhe letrat e garancisë/ftesave nga pritësit, siç përcaktohet nga legjislacioni kombëtar, në rast se shtetasi i vendit të tretë qëndron me një mikpritës, mund të përbëjë gjithashtu dëshmi të mjeteve të mjaftueshme të jetesës.
Vlefshmëria e një karte krediti mund të verifikohet duke kontaktuar kompaninë lëshuese ose duke përdorur lehtësira të tjera të disponueshme në pikën e kalimit kufitar (për shembull, zyrat e këmbimit). Ftesa nga nikoqirët mund të verifikohet duke kontaktuar drejtpërdrejtë mikpritësin ose duke verifikuar mirëbesimin e pritësit nëpërmjet pikave kombëtare të kontaktit të shteteve anëtare në të cilat banon pritësi.
Sigurimi mjekësor i udhëtimit nuk është i detyrueshëm. Megjithatë, rekomandohet të merrni një në rast të udhëtimit në vendet e Shengenit.
Nëse planifikoj të vizitoj një mik ose të afërm që jeton në zonën Shengen, do të më duhet të siguroj ndonjë informacion specifik për këtë person në kufi?
Pasi të zbatohet udhëtimi pa viza, a mund të udhëtoj nga një vend Shengen në një tjetër vend?
Nuk ka kontrolle kufitare midis vendeve në zonën Shengen. Megjithatë, kontrollet kufitare kryhen ndërmjet vendeve të Shengenit dhe Bullgarisë, Qipros dhe Rumanisë (Shtetet Anëtare të BE-së që ende nuk e zbatojnë plotësisht acquis Shengen).
Një shtetas jo-BE që qëndron në Shengen për më shumë se 90 ditë (pa leje qëndrimi ose vizë qëndrimi afatgjatë) është i pranishëm në mënyrë të paligjshme, gjë që mund të rezultojë në një ndalim të rihyrjes në zonën Shengen. Puna në zonën Shengen pa leje pune është gjithashtu e paligjshme (edhe nëse është më pak se 90 ditë) dhe gjithashtu mund të rezultojë në një ndalim të rihyrjes në zonën Shengen.
Në varësi të shtetit anëtar, mund të zbatohen edhe gjoba administrative. Keqpërdorimi dhe qëndrimi i tepërt mund të çojnë në gjobë financiare dhe të rezultojnë në dëbimin dhe ndalimin e hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vjet.
Në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të udhëtimit pa vizë, pasojat personale përfshijnë: shqiptimin e gjobës financiare, shënim zyrtar në pasaportën dhe dosjen tuaj ku figuron shkelja në sistemin Shengen si dhe ndalimi i hyrjes së zonën Shengen deri në pesë vjet.
Kush nuk mund të udhëtojë në zonën Shengen?
Persona ndaj të cilëve është dhënë masa ndalim hyrje qoftë edhe në një nga vendet e zonës Shengen, apo kanë qenë subjekt i një urdhër largimi, largimi me forcë (kthimi apo dëbimi), që kryesisht zbatohen për raste të qëndrimit të paligjshëm.
A mund të më refuzohet hyrja në shtetet e zonës Shengen?
- Nuk ka pasaportë me vlefshmëri të mjaftueshme (minimumi tre muaj pas periudhës së planifikuar të kthimit nga zona Shengen),
- Paraqet dokumente të falsifikuara,
- Nuk paraqet dëshmi se ka mjete të mjaftueshme financiare për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit,
- Ka tejkaluar 90 ditë qëndrimi në periudhën 180 ditore,
- Kur ka të dhëna se personi është përfshirë në aktivitete kriminale apo dëshmi të qarta se ka për qëllim një gjë të tillë.
Çka është ETIAS dhe kur do të jetë funksional?
Sistemi ETIAS ende nuk është funksional dhe sipas paralajmërimeve mund të operacionalizohet dikur gjatë ose pas vitit 2024. Derisa nuk është ende në funksion, qytetarët e Kosovës me pasaporta valide do ta gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza duke filluar nga 1 janari 2024. Në momentin që është plotësisht operativ dhe funksionon, sistemi ETIAS do të vlejë për të gjitha shtetet që nuk kanë viza për të hyrë në Shengen, pra njëjtë edhe për Kosovën.
ETIAS është një sistem i automatizuar IT i cili duhet të zbulojë rreziqet, nga pikëpamja e emigracionit dhe sigurisë, te njerëzit që mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa vizë. Në të njëjtën kohë, ky sistem do ta bëjë më të lehtë për shumicën dërmuese të udhëtarëve që nuk paraqesin rrezik kalimin e kufijve. Të gjithë shtetasit jashtë BE-së që hyjnë në zonën Shengen pa viza, pra edhe poseduesit e pasaportës së Kosovës, do të duhet të aplikojnë për një autorizim udhëtimi përmes sistemit ETIAS përpara nisjes. Për këtë shërbim do të paguhet online një shumë simbolike e cila për momentin ende nuk është e caktuar. Informacioni i mbledhur nga ETIAS lejon kontrollimin paraprak për rreziqet e mundshme të emigracionit të parregullt dhe të sigurisë.
Autorizimi i udhëtimit ETIAS do të jetë i detyrueshëm për të hyrë në zonën Shengen. Rojet kufitare do t’i kontrollojnë këto autorizime, së bashku me dokumentet e udhëtimit, kur udhëtarët kalojnë kufijtë e BE-së. Ky para-kontroll i shtetasve të përjashtuar nga viza nga jashtë BE-së lehtëson kontrollet kufitare, shmang burokracinë dhe vonesat për udhëtarët që mbërrijnë në kufi, koordinon dhe harmonizon vlerësimin e rrezikut të shtetasve të vendeve të treta dhe redukton ndjeshëm refuzimet e hyrjes në pikat e kalimit kufitar.
Sa para duhet të kem me vete për të udhëtuar në zonën Shengen?
Si udhëtar/e, me të arritur në pikën e parë kufitare të Shengenit, nga policia kufitare juve mund t’ju kërkohet nëse keni dëshmi të mjaftueshme financiare për udhëtimin tuaj.
Sasia e këtyre mjeteve varet nga dy grupe faktorësh: 1) nga numri i ditëve që do të qëndroni dhe shteti të cilin e vizitoni dhe 2) nga ajo nëse do të qëndroni në akomodim me pagesë si hotel/apartament apo te të afërmit tuaj.
Akomodimi nga miqtë apo familjarët mund të verifikohet duke kontaktuar drejtpërdrejt mikpritësin me telefon ose duke verifikuar adresën e tyre përmes policisë.
Derisa, verifikimi i mjeteve të mjaftueshme financiare mund të bëhet në disa forma duke ju kërkuar të tregoni para të gatshme (cash), kartelë bankare, kartë krediti, letër konfirmimi nga një konferencë apo seminar që mbulon shpenzimet tuaja për akomodim e ushqim, dëshmi për pagesën e hotelit apo çfarëdo konfirmimi a dëshmie tjetër për kostot tuaja gjatë udhëtimit.
Për fund, ju nuk keni nevojë të keni të deponuara sasi të caktuar të mjeteve në bankë, por ju duhet të dëshmoni që keni mjete të mjaftueshme financiare për të mbuluar qëndrimin tuaj atje duke përfshirë kostot për kthimin në Kosovë.
Unë kam një vizë me afat deri me datën 31 dhjetor, 2023. Nëse kam udhëtuar para Vitit të Ri, a mund të qëndroj në zonën Shengen edhe disa ditë pas Vitit të Ri?
Për më shumë vizitoni https://home-affairs.ec.europa.eu/policies/schengen-borders-and-visa/smart-borders/european-travel-information-authorisation-system_en
Me rëndësi: