Quni: U dëshmua se Serbia qëndron prapa sulmit në Banjskë, kërcënimet e Vuçiqit vetëm propagandë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale dëshmohet se Serbia qëndron prapa sulmit të armatosur terrorist në Banjskë. Sipas tij, kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës janë vetëm në kuadër të retorikës së tij propaganduese, megjithatë, nënvizon se asnjëherë nuk duhet të anashkalohet mundësia për ndërhyrje ushtarake të Serbisë në Kosovë. Quni në një intervistë për KosovaPress, i sheh si para fushatë zgjedhore veprimet e qeverisë në veri, si dhe trumbetimin për hapje e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Ish-ministri i Mbrojtjes kërkon nga Bashkimi Evropian që tani pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria të merr masa ndaj Serbisë për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Quni kërkon ngritjen e kapaciteteve vendore të sigurisë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës. Ndërkaq e sheh të domosdoshme edhe koordinimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjik si parakushte që të bindet Serbia që mos të merr aventura të tilla në Kosovë.

Duke folur për hapjen e urës së Ibrit, Quni thotë se një gjë e tillë ka qenë në agjendë edhe në qeveritë e kaluara, mirëpo për shkak të specifikave të sigurisë janë sugjeruar nga partnerët që mos të ndërmarrin në veprim të tillë.

Ai thotë se kryeministri Kurti pas takimit me shefin e CIA-s, William Burns duket se është zmbrapsur nga kjo ide. Sipas tij, kjo po dëshmon se kreu qeveritar ka ndërmarrë një iniciativë vetëm si para fushatë zgjedhore për t’i mbuluar dështimet e qeverisë.

Sa i përket çështjeve të sigurisë në veri pas mbylljes së strukturave paralele serbe, zyrtari i lartë i LDK-së, thotë se mund të duket se ka më shumë sovranitet dhe legjitimitet në atë pjesë përmes përdorimit të forcës policore, mirëpo konsideron se në botën demokratike nuk preferohet që mjeti i fundit, siç është policia të jetë i pari pa u shterur të gjitha diskutimet politike.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024