Janë operimet e kirurgjisë plastike, përkatësisht pjesa e estetikës, e cila ende nuk po mund të realizohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak se ka mungesë një salle të dytë ku do të mund të kryheshin këto intervenime. E zgjidhja e vetme për qytetarët që duan të bëjnë ndërhyrje estetike, janë spitalet private.
Kirurgjia plastike mbetet ende vetmja qendër në QKUK, ku bëhen të gjitha shërbimet tjera të kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive, në të cilën numri i pacienteve është gjithmonë në rritje. E për shkak të numrit të madh, ekziston lista e pritjes për rreth dy muaj.
“Në Spital, në QKUK kryhen të gjitha shërbimet e kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive, si lëmi çka i përfshin, duke filluar nga djegiet, trajtimin akut të tyre por edhe rekonstruktiv. Kryhen falsitet në parodizonte që janë njëra prej patologjive shumë të rënda dhe të komplikuara.. Pastaj patologjitë e tjera: lëndimet e shuplakës, qepjen e tyre apo edhe tendoplastikën... Patologjitë e tjera të ndryshme, kanceret e lëkurës që janë shumë të shpeshta, operimi i tyre, qoftë me anestezion radikal, mbulimi i defekteve... Ndërkaq një pjesë e patologjive apo operimeve të kirurgjisë plastike të cilat nuk mund të realizohen në spital, mbetet pjesa e estetikes që është për shkak të problemeve që kemi në infrastrukturë ose në hapësirat ku duhet të veprojmë, gjegjësisht në një mungese e një salle të dytë”, theksoi Guci.
Ajo ka thënë kërkesat për në këtë klinikë janë të shumta dhe kjo ka bërë që lista e pritjes të jetë derinë dy muaj.
Sipas saj, secili operim shkakton problematik, mirëpo nga puna e tepërt dhe profesionalizmi që po zhvillohet çdo ditë, edhe komplikimet e operacioneve janë më të paketa.
“Secili operim është problematik në vete, dhe komplikimet janë të mundshme në secilin operim, mirëpo nga puna e tepërt dhe profesionalizmi që dita ditës po zhvillohet dhe komplikimet e operacioneve që i realizojmë janë më të paketa. Por vet operimi i çfarëdo larmie, shoqërohet me mundësinë e komplikimeve”, tha ajo.
“Duke filluar prej kokës lartë. Largimin e rrudhave, hundën, që njëkohësisht rregullohet edhe frymëmarrja dhe estetika, formësimi dhe korrigjimi i buzëve, shkon të poshtë, rritja, zvogëlimi dhe zmadhimi i gjinjve, të barku korrigjimi estetik i barkut. Kryesisht të gjitha nënat pasi t’i mbarojnë lindjet kanë nevojë për abdimenoplastik, që është kthimi i barkut në gjendjen para se me lind. Është trend në botë që katër apo pesë vite, vete formësimi i trupit me dhjamin e vet, largohet aty ku ka tepër dhe vendoset aty ku pas intervenimit do duket më mirë”, tha ai.
Sa i përket listës se sa ka pacientë, ka thënë që për një kohë mjaftë të gjatë është e mbushur lista me termine. Ndërsa ai ka cekur që si në gjithë botën edhe në Kosovë këto operacione nuk i mbulon sigurimi shëndetësor.
Po ashtu, ai ka shtuar se nëse çmimet krahasohen me regjionin dhe perëndimin, në Kosovë janë shumë më lirë.
“Në qoftë se marrim me krahasuar me regjionin, me perëndimin, janë shumë më lirë.. Po me standardin tonë, e kryen operacionin ai që ka...38 D.m.th. në qoftë se ka një hunde të shtrembët apo të madhe, ai ka me jetu aq sa ka pas me jetu, mirëpo paguan dhe e bën ashtu si dëshiron”, tha ai./E.Krasniqi/