Qindra punëtorë i bashkohen marshit të SBAShK-ut, kërkohet dialog social
Lexohet për: 2 min.
kerkesat e punetoreve
8 muaj më parë
Linku u kopjua

"Kërkojmë të ngritët vlera e koeficientit", "Duam dialog social", "Qeveri respekto pensionistët", kanë qenë disa nga thirrjet e mbishkrimet në pankarta të protestuesve. Me qindra punëtorë e sindikalistë kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek Ministria e Arsimit e në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës. Protestës së organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit i janë bashkuar edhe krerët e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Dialog social, nënshkrim të aneksit të kontratës kolektive të arsimit, respektim të pensionistëve, e përmirësim të kushteve te punës, kanë qenë disa nga kërkesat e protestuesve.

Pas marshimit, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari deklaroi se qeveria po i ik dialogut dhe se do të detyrohen për veprime tjera sindikale.

Sindikalisti Arif Elezi ka potencuar kërkesat që kanë për qeverinë, ku mes tjerash u kërkua nga qeveria që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagesën e përvojës së punës edhe për 15 vitet e para të punës.

E kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se kryeministri Albin Kurti nuk po përmbush premtimet e dhëna ne fushatë.

Protesta e sotme, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli tha se është ftesë për qeverinë për dialog.

Ai shtoi se pensionistët meritojnë respektin dhe njohjen maksimale të kontributit që kanë dhënë. /Sh.Pajaziti/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025