Qeveria vendos rregulla të rrepta për anijet e shpëtimit të migrantëve
Lexohet për: 2 min.
itali
2 vite më parë
Linku u kopjua

Qeveria italiane miratoi sot një dekret për të kufizuar operacionet e anijeve private bamirëse që shpëtojnë migrantët në Detin Mesdhe, në një përpjekje për të reduktuar fluksin e tyre në brigjet e vendit.

Grupet ndërkombëtare të ndihmës shprehën zemërim për masën e marrë nga qeveria e djathtë e kryeministres, Giorgia Meloni.

Dekreti përcakton që pas misionit të shpëtimit, anija duhet të mbërrijë pa vonesë në një port të caktuar, në vend që të vazhdojë të ofrojë ndihmë për anijet e tjera, të migrantëve në rrezik në det.

Normalisht, anijet kryejnë shpëtime të migrantëve në varka të vogla përpara se të kërkojnë një port, i cili shpesh është në Itali.

Përveç kësaj, migrantët dhe refugjatët që ndodhen në anije dhe duan të aplikojnë për azil  në Bashkimin Evropian, duhet të plotësojnë dokumentet perkatëse.

Në rast të shkeljeve të rregullave të reja, Italia ka paralajmëruar kapitenët e anijeve civile se do të vendosen gjoba të larta deri në 50,000 euro (53,000 dollarë). Anijet gjithashtu mund të konfiskoheshin nga autoritetet dhe të ndalohen në portet italiane./atsh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025