Qeveria e Kosovës nuk ka treguar nëse do të marrin vendim për ndonjë shtyrje të sërishme të afatit për targat ilegale dhe regjistrimin e tyre në RKS. Ndërkohë, Bashkimi Evropian thotë se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat KM, por është e rëndësishme që të jepet kohë e mjaftueshme për zbatimin e këtij plani.
KosovaPress ka pritur dy ditë për një përgjigje nga ana e ekzekutivit për zbatimin e vendimit për targat ilegale dhe mundësitë që të ketë një shtyrje të sërishme të afatit dy mujorë për kthim të tyre në RKS, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.Sipas tyre, edhe konkluzionet e Lirisë së Lëvizjes nga viti 2016 përfshinin afate kohore shumë më të gjata për ri-regjistrimin.
“Qëndrimi i BE-së për çështjen e targave është bërë i qartë në disa raste. Sipas Marrëveshjeve të Dialogut për Lirinë e Lëvizjes të vitit 2011 dhe 2016, Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht tabelat KM. Megjithatë, është e rëndësishme që të jepet kohë e mjaftueshme për zbatimin e këtij plani dhe që ai të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët e prekur, dhe në përputhje me praktikat e mira evropiane. Konkluzionet e Lirisë së Lëvizjes nga viti 2016 përfshinin afate kohore shumë më të gjata për ri-regjistrimin, të cilat duhet të ofrojnë udhëzime për procesin në fjalë”, thuhet në përgjigjen e tij për KosovaPress.
“Marrëveshja për dokumentet e hyrje-daljes tregon se një qasje konstruktive dhe pragmatike sjell rezultate pozitive dhe ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përdorin dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platformë për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura ndërmjet tyre në mënyrë të ngjashme, duke përfshirë edhe ato që lidhen me targat”, theksohet në përgjigjen e BE-së.
Ndërkohë, nga shoqëria civile në Kosovë kërkojnë nga kryeministri Kurti që mos të problematizojë çështje dytësore, por të fokusohet te marrëveshja finale.
Thaçi: Qeveria mos të problematizojë çështje dytësore, por të fokusohet te marrëveshja finale
Video:
Të enjten ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për fillimin e regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në RKS.
Sipas njoftimit të tyre mëngjesin e së njëjtës ditë vetura e parë e regjistruar nga ndodhur në Prizren.