Presidentja e Gjeorgjisë Saloma Zurabishvili, e cila mbështetet nga Perëndimi dhe nuk është dakord me qeverinë, tha sot se vendi i saj ishte viktimë e një operacioni special rus në zgjedhjet parlamentare, të cilat ajo i konsideroi të manipuluara.
“Ne jemi dëshmitarë dhe viktima të një operacioni special rus, një formë moderne e luftës hibride kundër popullit gjeorgjian”, tha ajo, pa hyrë në detaje.
Zurabishvili tha sonte se nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të së shtunës dhe bëri thirrje për protesta në rrugë të hënën.
"Ne nuk do t'i japim legjitimitet vjedhjes së votave nga populli gjeorgjian, ne heqim dorë nga mandatet tona parlamentare", tha Nana Malashhia nga Koalicioni për Ndryshim, sipas mediave.
Vëzhguesit gjeorgjianë dhe ndërkombëtarë gjetën shumë parregullsi në zgjedhje, duke përfshirë frikësimin e votuesve, presionin ndaj autoriteteve, dhunën ndaj vëzhguesve, blerjen e votave, votim të shumëfishtë dhe më shumë fletë votimi në kuti sesa votues.