Qeveria e Kosovës ka miratuar sërish marrëveshjen ndërkombëtare me Fondin Zhvillimor OPEC, pak ditë pasi e njëjta dështoi të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Ekzekutivi në mbledhjen e sotme mori vendim që të shpërbëjë Ndërmarrjen e Re Energjetike të Kosovës, e cila ishte themeluar për të menaxhuar kontratën e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” nga “Contour Global”, por ky projekt është anuluar që nga marsi i vitit 2020. Krahas kësaj, u morën disa vendime për shpronësime, përfshirë atë për konservimin, restaurimin dhe ndërtimin e kompleksit memorial Masakra e Reçakut.
Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekruan Murati tregoi sipas tij domosdoshmërinë e ratifikimit të marrëveshjes me OPEC në Kuvend.
Qeveria, po ashtu miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Ndërkaq, është shtyrë edhe për dy vite afati i zbatimit të marrëveshjes IPA me Bashkimin Evropian.