Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se skema e shtesës për fëmijë është ridizajnuar, dhe në këtë formë është dyfishuar për shumicën e nënave.
Ai teksa prezantuar këtë skemë, ka thënë se në këtë drejtim qeveria është e përkushtuar t'i mbështesë familjet.
"Kemi edhe një lajm të mirë, skemën e shtesave për fëmijë po e sjellim të ridizajnuar dhe me rritje të shtesave të cilat po i dyfishojmë për shumicën e nënave e në disa raste edhe trefishojmë kur nënë ka tre fëmijë apo më shumë. Për fëmijën e parë dhe të dytë shtesat e saj do të jenë nga 20 euro në muaj për secilin, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë e më shumë shtesat do të jenë nga 30 euro në muaj për secilin prej fëmijëve. Për çdo fëmijë të tretë vlen shtesa e njëjtë prej 30 euro në muaj", tha Kurti.
Ndërsa ka shtuar se asnjë qeveri e mëhershme nuk kishte marrë mundin të bënte diçka për nënat dhe fëmijët.
Në anën tjetër, ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se mbi 403 mijë fëmijë tashmë janë përfitues të skemës, teksa ka thënë se kjo skemë koston vjetore e ka 120 milion euro në vit.