Qeveria propozon që paga minimale të jetë 264 euro, sindikatat nuk pajtohen

Qeveria propozon që paga minimale të jetë 264 euro, sindikatat nuk pajtohen

Qeveria e Kosovës ka propozuar që paga minimale të jetë 264 euro në muaj. Megjithatë, Këshilli Ekonomik Social nuk e ka miratuar këtë propozim, sepse është hedhur poshtë nga sindikatat. Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se Këshilli Ekonomik Social nuk e ka miratuar pagën minimale prej 264 euro, raporton KosovaPress.

Ai ka shkruar në Facebook se ky kundërshtim është i pakuptueshëm, meqë sipas tij, punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preken nga paga minimale.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plot:

Sapo përfunduam takimin e Këshillit Ekonomik Social ku pikë e rendit të ditës ishte miratimi i propozimit për pagën minimale.


Përllogaritja sipas udhëzimit administrativ që u prezantua para KES ishte 240.2 euro/muaj.

Megjithatë, ne si qeveri propozuam që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, që është në vijë edhe me premtimet tona për pagë minimale dhe për lirimin e saj nga tatimi.

Megjithatë, propozimi nuk morri votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështetën.

Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të shpjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale.

Krejt çka arrihet me këtë mos-votim është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] vit, por qeveria dhe sindikatat nuk po pajtohen për shumën që duhet ta ketë kjo pagë. Qeveria ka propozuar rritjen e pagës në 264 euro, teksa sindikatat po kërkojnë që ajo të jetë 400 euro, pra më […]

Komentet janë të mbyllura.