Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e Kartonit të Gjelbër për mërgatën
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e Kartonit të Gjelbër për mërgatën
Qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro për të mbuluar Kartonin e Gjelbër për mërgimtarët që do të vijnë me vetura gjatë verës në vend.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se ky veprim është i ngjashëm sikurse vitet paraprake, teksa tregoi se paratë do të merren nga pakoja e ringjalljes ekonomike.
“Ngjashëm sikurse vitet paraprake, edhe këtë vit duke filluar nga muaji korrik e tutje, ne si qeveri ndajmë mjete për të mbuluar Kartonin e Gjelbër për mërgatën tonë që vijnë me vetura në vizitë apo për qëndrim gjatë kësaj periudhë. Pra, si e tillë, propozim-vendimi parasheh ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 3 milionë euro për zbatimin e masës 4.5 Mbështetja e mërgatës nga pakoja e ringjalljes ekonomike. Pra, mjetet merren nga programi i ringjalljes ekonomike”, tha Murati, raporton KosovaPress.
Kjo pasi për mbulimin e Kartonit të Gjelbër nga ana e qeverisë për mërgimtarët zbatohet vetëm gjatë stinës së verës, ku numri i mërgimtarëve që e vizitojnë Kosovën është i madh.