Qeveria ndan 1.2 milion euro për përfaqësuesit e Luginës së Preshevës
Lexohet për: 1 min.
qeveria kurti 2
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë kanë miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave.

Kurti ka shkruar në Facebook se në këtë mbledhje kanë ndarë edhe 650 mijë euro për zbatimin e masës 3.6 – mbështetja e likuiditetit familjar dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4 - mbështetja e eksportit të pakos së ringjalljes ekonomike.

“Ndamë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Miratuam projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve të Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BERZh-it për projektet “Efiçienca e Energjisë në ndërtesa publike në Prizren” dhe “Korniza e qyteteve të gjelbërta - efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë””, ka shkruar Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024